Së shpejti Kadri Skeja ,shënon 6 dekada të  veprimtarisë së tij në  kulturë e atdhedashuri.

  Prizreni, në mesin e shumë doajenëve  ka edhe  një emër e mbiemër që nuk mund ta harrojmë. Kanë mbetur edhe pakë ditë  kur  Kadri Skeja, do ta shënojë  60 Vjetorin e punës dhe angazhimit të tij në kulturën  dhe  atdhedashurinë e Prizrenit dhe Kosovës . Ka zik-zaket e veta, por ajo që dihet dhe që është e fuqishme mbetet fakti se ai për 60 vite punojë me nder, dhe dinjitet prej krijuesi e artisti dhe atdhetari.

I dhurojë Prizrenit e Kosovës qindra e mijëra  veprimtari  popullore e burimore shqiptare,

Kadri Skeja, ka të drejtë të mburret dhe të ndihet krenar për opusin e tij të shumtë në fushën e veprimtarisë  kulture. Lidhur me këto 6 dekada veprimtari padyshim se do të  bëjnë një  kapitull të veçantë  në të ardhmen, Por , sot  dua të rikujtojë  vitet e  qëndresës  popullore , pas viti 1989, kur  tashmë  shqiptarët mbeten  vetë  organizator të jetës  edhe  mbijetesës  kulturore. Atë botë isha  kryetar  për informim i degës së  LDK-së në Prizren. Ishte viti 1992, ose 93/ tashmë kujtesa,  pak edhe mund të më tradhtojë. Kur erdhi ai , dhe  tha  jemi duke  përgatitur  festivalin ‘’Zambaku i Prizrenit  ‘’ më duhet ta bëjmë gati një  fletushkë  njoftimi. Pa një pa dy pranova  që në  bashkëpunim  me dojanin e  gazetarisë  Refki Reshitjan,  ta bënim gati këtë  fletushkë  duke qenë  krah i yni edhe Liman Asllani e Mehmet Thaçi  me shtypshkronjë e tij. Të flasësh për Kadri Skejën, është njësoj sikur të  flasësh për një  hero të kulturës , që  sado të  thuash, prapë se prapë ke lënë diçka  pa e thënë .Një  jetë të tërë të shkrirë, në SHKA’’Agimi’’   së pari me angazhim të  pafund, pastaj financiarisht  përherë në  krye  të  angazhimeve.  Kësaj radhe  vetëm kaq , por  padyshim se së shpejti do të  botojë edhe një kapitull  më  shumë faqe   ku besojë  të  jetë  më e plotë   veprimtaria e palodhur e këto doajeni të kulturës .Q, THAÇI/www.QendraPress.com/