Çaste poetike me poeten;Sofia GJINIKA
U NDAN PËR DY.
—————————-
Lotët e gëzimit, shkëlqyen për ata në sy,
U dashuruan fortë, u hap dhe shtëpia,
Nga ëndrrat e jetës që i ushqenin për dy,
Si fruit i dashurisë erdhi në jetë dhe fëmija.
U thanë shumë betime se ishin të rinj,
Ndoshta duhej pritur një kohë tjetër,
Kur ikën pak mosha, a kur prek pjekurinë,
Mos të mbeten kujtime për të shkruar në letër.
Ca kujtesa të bukura mbeten për dje,
Sot i duhet të flasin pak më ndryshe,
Se dashuria të flak, kur ja ke me hile
Nuk i mban papastërtitë, mbi supe.
U ndan të gjitha, qielli, ajëri dhe deti
U ndan dhe rrugët e gjithë gjithësia,
Çdokush eci në livadhet që deshi,
Dhe ja, erdhi koha të ndahej shtëpia.
Atje plasi sherri, u shtua dhe grindja,
Pa gjeder fare e tremben dhe botën,
Eh, djersa e ballit, të dyfishohet dhimbja,
Sa keq, u ça në mes, ku t’a vëm portën.
/www.QendraPress.com/