Çaste poetike me poeten;Afërdita Koçiraj SELISHTAJ
Ai syri shkruar
———————–
Pse qanë syri shkruar, kush e ka lënduar,
Kush i paska folur, e kush e ka qortuar,
Të shkon loti syve, si ujë kristali,
Loti yt i artë, si gurë margaritari.
Që të rrjedhë kaq rëndë, çfarë të mundon,
Ai syri shkruar, vallë pse lotonë,
Zemra e lënduar, jo nuk shihet dot,
Në syrin e shkruar, loti e tregon.
Pse më tradhton loti, dhe në besë më pret,
Lotët dua që ti mbaj, dhe brenda ti tres
Zemra të gëzojë, dhe syri të shkëlqej,
Dimër mos të ketë, të ketë veç pranverë.
/www.QendraPress.com/