Fryma poetike e së dielës me poeten:Merita GRUDA
Në dorën tonë
as lindja, as vdekja
mes tyre jeta-lumë
e ne në të notarë.
Etshëm
tallazitemi shkulmeve të saj
në një garë të çmendur,
pa fitimtarë,
sa bota të vjetër
Humbës?
kush prek i pari bregun tjetër.
/www.QendraPress.com/