Mbrëmë përfundoi Panairi i lbrit ‘’Prizreni 2024’’

Mbrëmë pas pesë netësh të suksesshme, përfundoi Panairi i librit ‘’Prizreni 2024’’, i cili në  vetë  pari  shkrimtarë, poete e poet nga  gjithë  hapësira  shqiptare, e ku u promovuan.  Lidhur me këtë panair  Ditar Kabashi, fletë me admirim dhe  pohon se  sipas mendimit të tij ishte një  panair shumë i begatë, sepse edhe  kam marrë opinionet e tyre pa dallim të  gjithë  janë shprehur me plotë gojën se  ishin të stërkanaqur edhe me pjesëmarrësit e shkëlqyeshëm që ka Prizreni dhe pastaj vazhdoi. Në panairin e  sivjetmë u prezantuan ; Adil Olluri, Roland Spahiu, Qerim Lita, Merita Kuqi, Skender Zogaj, Xhevahir Lleshi, Fjolla Spnaca  dhe natën e  fundit Engin Noyan dhe Donika Dabishevci  kurse  pjesëmarrës  të këtij Panairi si z, Olluri shkruan.”Shko aty ku të duan, jo ku të ftojnë”- kishte thënë një i mençur.  U ndjeva i pranueshëm dhe i dëshirueshëm në mbrëmjen letrare që u organizua për veprën time artistike në Panairin e Librit në qytetin e bukur të Prizrenit.  Prania e një numri të lakmueshëm të dashamirësve të artit letrar dhe zgjedhja e një ambienti të jashtëm, platoja te Lumbardhit, më ofronin ngrohtësinë e duhur dhe më “detyronin” t’i them dy fjalë petake, që do të mund të zinin vend në një ngjarje të bukur artistike shkruan ai.