Çaste poetike me poeten:Trandafile MALSHI
MERRE NË DORË JETËN TANE
Merre në dorë jetën tanë ,
Si brumin ngjishe në magjen e vjetër.
Rrahe pa nda, fort mbruje,
E bane kryevepër.
Mblidhi tana aromat e botës ,
Bukur mpleksi lulet si kunorë.
Jepi frymë nga e jotja,
Ksaj bote që ka kaq nevojë.
Merri tan buzëqeshjet ku janë,
Kolana vëni ndër buzë.
Si ngjyrat e bukra t’ylberit,
Të shndrisin dhe të bëhen muzë.
Merr fuqi të plotë nga zgjimet ,
Mëngjeseve kudo plot freski.
Të ushtojë thirrja e bukur e ditës,
Për një gjest të thjeshtë, paqe dhe dashuri.
Le të hapet për ty krejt qielli,
Derdhun në ata t’bukrit sy .
Në sfida të reja me kohën,
E gjitha bota ka emrin njeri.
/www.QendraPress.com/