Fryma poetike e së dielës me poetin:Asllan MIFTARI
BILBILËVE TË SHARRIT ( dedikim )
—————————————————-
Artist lind e nuk bëhesh dot
Është dhuratë nga Perëndia !
Fama juaj ka marrë Dhenë
Kudo ku ndodhet Shqiptaria !
Ndaj me ju, ndjehemi të gjithë krenarë
Jo vetëm ne, por kombi mbarë
Ju jeni nga ata, që përcjellni art e vlerë
Si zëri bilbilit që sjell pranverë !
Ju jeni ata që ruani, doke e zakone
Por dhe origjinalitetin e zërit të vërtetë
Ju jeni artistë që ruani vlerën e muzikës
Zëri juaj, ilaç si i mjaltit bletë !
Hije u ka plisi përmbi kry
Xhamadanë e tirçe të bardhë, me gajtan të zi
Opingat trashëguar ndër brezni
Artistë vlerash që na jepni krenari !
Artistë si ju, lindin rrallë herë
Se rrallë herë i përsërit historia
Ju jeni krenari e kombit tonë
Në diasporë, apo ku është Shqiptaria !
Zëri juaj këndon përherë Shqip
Shqip është dhe orkestrimi juaj
Shqip është veshja e zakonet
Shqip këndon zemra, në Bozovcën tuaj !
Zëri juaj është si zëri i bilbilit
Si aromë luleje, kur çel fillim prillit
Si zëri bilbilit që sjell pranverë
Zë që përcjell gëzim e hare në çdo derë !
Zëri juaj, prej zë të vërtetë bilbili
Zërin tuaj e dëgjon plaku dhe fëmija
Vashat hedhin valle në ahengje e dasma
Zë bilbili, bekuar nga Perëndia !
Ndaj me ju, të gjithë ndjehemi krenarë
Ku flitet Shqip e në kombin mbarë
Ju jeni artistë të zërit të vërtetë
Artistë që nuk lindin, as në njëmijë vjet !
Zëri juaj është prej zëri të vërtetë
Zë që jehon nga jugu e veriu
Ju jeni artistë të lindur nga Lart
Zoti u bekoftë miq artistë, Vëllezër Sejdiu !
/www.QendraPress.com/