Kjo na qenka Vjeshta!

——————————

Kjo na qenka vjeshta,rrushi plot në vreshta,

bahçet plot me molla,i mbledh bel holla,

plot me mollë dhe dardha,

i mbledh gushëbardha,

ajde ci ka hije,asaj shtatë selvie.

Fushat plot përplot,arat me bereqet,

mendjen mos e vrisni,cfasula ka sivjet !

ehh sa nikoqire,gruaja korçare,

zahiretë i beri ,mendjen mos vrisni fare.

Petkat dhe trahani,gati për sivjet,

miku le të vijë sofra plot e pret,

raki , verë do nxjerrim,le të derdhet lumë,

dasma dhe gëzime,bëfshim sa më shumë.

Buke , kripe dhe zemër ,një fjale te ngrohte,

vjeshta seç na erdhi,jashtë po bën ftohte.

/www.QendraPress.com/