Vazhdimi i seancës  pas disa diskutimeve  mbyllet  për mungesë kuorumi 

             Sot, ka  vazhduar  seanca  e Mbledhjes së nëntë  pasi të  enjten e shkuar, u ndërpre për shkak të mungesës së kuorumit. Në vazhdimin e kësaj seance të ftuar nga  kryesuesja Antigona Bytyçi mori pjesë  edhe kryetari e nënkryetari  Kujtim Gashi. si dhe disa  drejtorë ekzekutiv. Fillimisht kuvendarët edhe të pranishmit tjerë i përshëndeti kryesuesja Antigona Bytyçi, duke  theksuar se jemi 27 kuvendarë .Lidhur me pikën e komisionit përzgjedhës sqarim dhe  drejtoresha e Arsimit. Shukri Quni, diskutoi lidhur me komisionin per zgjedhje të drejtorëve. Selman Sokolaj,u përqëndrua lidhur me njërin nga të propozuarit që  pohon se është  i inqizuar për trikat që din ti bëjë.Ilir Gashi, reagoi për mungesën e kryetarit ,pasi ka ardhur një emër i involvuar në aferë ,kryetari do te duhej te jep sqarime .Islam Thaçi,kërkoi një frymë mirëkuptimi ne kuvend. Dafina Alishani reagoi,lidhur me punën e kryesueses dhe pastaj lidhur me njërin nga anëtarët e këtij  komisioni .Qemajl Krasniqi, tha se debat më të ultë ska pasur këtu dhe derisa të bëhet tjetër klimë  tha ne  e lëshojmë sallën. Pas disa debateve  kryesuesja jep një pauze  për të takuar shefat e grupeve  të kuvendarëve, Pas  kësaj pauze kryesuesja Bytyçi për shkak të mungesës së  kuorumit e mbylli këtë mbledhje.