Iku në amshim Nanë Fahrije Gashi, nëna e Heroit të Kosovës Tahir Gashi.

                       Pas një sëmundje sot,padite iku në amshim Nanë FaHrije(Kalimashi)Gashi, Nëna e Heroi të Kosovës  Tahir-Haki- Gashi  Nënë  Fahrije  ishte bashkëshortja e Haki Gashit/Bacës  nga fshati /Landovicë e njëherit edhe Nanë e veprimtarit të çështjes  atdhetare Sherif Gashi . Nanë  Fahrije ishe e bija e  atdhetarit të njohur Ramadan Kalimashi, dhe ishte që në fëmijëri e frymëzuar si  atdhetare  e dalluar. Nanë  Fahrija diti të frmëzojë bijtë e sajë Sherifin dhe Tahirin , ku Tahiri edhe pse në moshën më të re ra për të mos vdekur kurrë në Betejat e Vërrinit.  Frymëzimi i i nanës Fahrije ishte edhe për faktin se ajo ishte brumosur që në fëmijëri dhe atdhetari kombëtare. Do të mbahet mend  e nuk do të harrohet  Nanë Fahrije Gashi edhe  qëndrimin e sajë stoik sepse për asnjë moment ajo nuk i lig. Por ishte shembull  se si duhet të ishte një Nanë  që  i fal birin atdheut. Varrimi bëhet me kohën e drekës ,pra ne ora 13:00 ,me 09.10.2024 e mërkure në varrezat e fshatit  Landovicë, .I lehtë i qoftë dheu i Kosovës  Nanë  Fahrijes  kësaj Nane stoike  e guximtare./www.QendraPress.com/