Fryma poetike e së dielës me poeten: Arjana Fetahu GABA

ÇAMEJA ,BALLË STOLISUR

————————————-

Kur buzëqesh Çamja,

Për një çast verbohet dielli,

Deti ndal, dallgët e veta,

Plot ylbere, mbushet qielli.

Flutura krahë qëndisur,

S’ndal tek lulja, por tek ty,

Çamja, ballë stolisur,

Më marrose, me këta sy.

Do të marr, me kalë të bardhë,

Degë ulliri,do t’vë kurorë,

Perëndia në më deshi,

Do ta puth, të bardhën dorë.

Një gjerdan flori, të nënës,

Do ta vë, ashtu rreth gushës,

Amanet , të të verdhojë,

Siç shkëlqen, gruri fushës.

Ujë burimi do të pi,

Do ta marr prej buzës tënde

Çamja qerpikë halë,

S’ke kuptuar që më çmende. /www.QendraPress.com