Çaste poetike me poeten:Hida HASANI
O SA MALL
———————–
Ka kohe që këtë vend
Me këmbë se kam shkelë
Malli më thërriste
Nuk më linte vend.
Mbrëmë afër muzgut
I bëra vizitë
Më mallëngjeu shumë
Loti më ra nga sytë?
Kohen ma ktheu mbrapa
Kur ishim të gjithë
Tani mungon ti …!!!!!???
Aty si dikur
U bëra fëmijë
U mbush aty gjallëri…
Shumë njerëz e fëmijë
O sa me zuri malli
Të rrija më gjatë…
Muzgu e realiteti
Më kthyen prap
Tufa në arë
Jepte gjallëri,
Tani s’ka q’te bënë
Të ndihesh fëmijë
Hej sa gjë e mirë
Hej sa gjë e rrallë
Bukuri natyre
Që rrallë ke parë?
Nata sentimentale
Hëna ngjyrë argjendi
Hijet e gjera të rrugëve
U ndjeva si në përrallë
Ende ka copëza
Që ngelën pas…
Njerëzit, tufa, lojërat,
Bisedat, këngët, tingujt…
Koha fluturon,
Dielli lind,
Hijet bien !
Le të shkojnë…
Kujtimet mbesin,
mbi gjithçka.
Me asgjë se ndërrojë
Kurrë këtë vend
Për mua do jetë
Vendi i shenjët.
/www.QendraPress.com/