Nënkryetari Kujtim Gashi dhe asambleisti i Kuvendit të Komunës së Prizrenit, Ertan Simitçi, pritën sot Kryetarin e Komunës së Orhangazi, Bekir Aydın

Nënkryetari Kujtim Gashi dhe asambleisti i Kuvendit të Komunës së Prizrenit, Ertan Simitçi, pritën sot Kryetarin e Komunës së Orhangazi, Bekir Aydın, i shoqëruar me delegacionin e tij – përfaqesues të shoqatave shqiptare në qytetin Bursa të Turqisë, që sipas statistikave që shpalosi z. Aydın, ka 800 mijë banorë me prejardhje shqiptare.

Gjatë këtij takimi, të dyja palët shprehën gatishmërinë për bashkëpunim ndër institucional dhe në fushat e bujqësisë, industrisë dhe tregtisë, pasi Komuna Orhangazı ka kapacitete të mëdha në këto aspekte, si dhe në sferën e kulturës dhe arsimit.