Çaste poetike me poeten;Leonora N. Lokaj
A të kujtohet vjeshtë
—————————-
era e ledhatimeve të mia
që veç fëshfërinte
e zogjtë e tu që ishin edhe të mitë
nuk i braktisnin dot çerdhet
mbi degët e lisave
Si u bëka dhembja e njeriut
herë prush, herë hi
Panteoni në muzg
po e bëka vdekjen e ëmbël
si dashurinë e veshur me puthje
Arkëmorti i ditëve të vrara
që nuk dihet ku ju tretën eshtrat
a harrohet?
A i harron lumi brigjet e veta?
Prandaj unë e ti vjeshtë
jemi si heshtja…
/www.QendraPress.com/