Fryma poetike e së mërkurës me poeten:Albana METHOXHA

ËSHTË VONË…

———————————

Errësira metastazat ka shtrirë mbi qytet,

prej stuhisë nuk ka elektricitet,

unë strukem në kraharorin tënd, i dashur,

gjarpërinj të zjarrtë bien mbi det.

Ti fle i qetë, i paturbulluar,

instinktivisht më përqafon,

fli qetë, e dashur, mërmërin,

është vonë, shumë vonë.

/www.QendraPress.com/