Fryma poetike e së dielës me poetin;Hakik VISHA
TI JAPIM KOMBIT NDERË
____________
Vazhdon jeta duke rrjedh
Në lëndëshaft e më gjerë
Ditë e natë n’rrotullim
Si lejlekët në shtegtim
Brezat ikin edhe vinë
Kështu lëvrinë gjaku im
Aty vdes e aty mbinë
E lulëzon Arbërinë
Arbëri o zemër
lokje
Si shkëmbej pjella jote
Dashurin na dhuron
Zemra gjakun e bashkon
Ti o perla në Ballkan
Lidhë me det e oqean
Dhe resurset që përmban
Bisha mendjen këtu e mban
Erdh me bishtin duke tundur
Erdh nën ujë si një lunder
Erdhën natën sikur hije
Erdhën ditën me
jurrfije
Erdh si meit duke qeshur
Erdhë me dhëmbë t’ngërdheshur
Kuajt e trojes i kanë mbjell
Dhe flori plotë kanë derdh
Disa fqinjë rreth e rrotull
E të tjerë që s’kanë të sosur
Kaptoin dete e oqean
T’kenë strehim në Ballkan
Ti moj perla zemër madhe
A je zanë a shtojzovalle?
Je si lule ndër li vadhe
Dashurin ti na e fale
Afshi zemrës për ty s’ndalet
Je melhem që shëron plagët
N’këtë truall që mjaltë po qet
Qetësi bisha kurrë s’ka gjetë
Kanë çfry fushat për të drejt
Janë lidhë malet si fishekë
Rreth e rrotull tokë dhe det
Ja kanë prish bishës foletë
Dikush bishën e ndihmoi
N’mes perlën e kafshoi
Natë e gjatë nuk rrëshqet
Lot e gjak njëqind vjet
Të gjallët në këtë jetë
Dhe të parët që kanë vdek
Të gjithë kanë një amanet
Perlës tonë ti japim jetë
Shqipja vdekjen se mendoi
Për atdhe u bënë heronjë
Nëpër shekuj rrinë të gjallë
Si flamur po prinë në ball
Do ti hapim kuçedrës plagë
Do ta shkrijë si një llavë
Njëqind vjet natën e zezë
Heroizmi do ta vdesë
Jeta jonë është e çmuar
Po dhe kjo është cenuar
Ndaj kjo pjella Arbërore
Se duron thundrën barbare
Kush s’ka sy veshë e gjak
Nuk e sheh këtë lugat
Kush kërkon këtë ta zgjasë
Këta i thonë drejtësisë plaç
Kur dhunimi të poshtron
Mblidhet m’llëfi në demos
Ky truall që po loton
Heroizmin sot kërkon
O shkëmbej të kësaj nane
Kush beson në ideale
N’perëndi,din a iman
Në unxhill a në kuran
Gjuhën shqipe kush e fletë
Jug veri si shigjetë
Të mblidhemi si një bletë
Dhe ata që janë n’kurbet
Të mblidhemi me një besë
Ta përzëmë këtë kolerë
E ti japim kombit nderë
Siç e kanë kombet e tjerë.
/www.QendraPress.com/