Fryma poetike e së dielës me poeten; Xhevrije Kurteshi NIMANI
FRYMËZIMET NUK KANË ORARE
———————————————–
Çuditërisht apo çmendurisht,
Frymëzimet nuk kanë orare,
Çuditërisht vinë në çdo kohë,
Apo si të krisura në natën e vonë.
Frymëzimet janë ëndrra,
Gurë që të rëdojnë në shpirt,
Janë muza e vet poetit,
Janë ndjenja dhe arti i vërtetë.
Frymëzimet çuditërisht,
Nuk kanë kurrë orare,
Ato çmendurisht të marrin,
E të ftojnë në valle.
/www.QendraPress.com/