Konjufca nuk paraqitet, shtyhet seanca për gazin lotsjellës,para ligjit a nuk duhet të jemi të gjithë njësojë?!-Shkruan;Liridon LUSHAJ
Tani më mediat sot, e bënë gati kryeljam se është shtyrë seanca gjyqësore për gazin lotsjellës në Kuvend, më 2016. Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca mungoi në seancë dhe gjyqtari Adnan Kamberi konstatoi se shkak për këtë shtyrje është mungesa e të akuzuarit.
Në këtë rast, pos Konjufcës akuzohen edhe deputetët e tjerë Ata akuzohen për “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” pasi akuza për “pengim të personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare” është parashkruar .Ende e kemi të freskët atëbotë që Kuvendi i Kosovës u bë kryekam i medive të botës për gaz lotsjellës, fyerje e rëndë edhe ndaj ambasadores amerikane e që nuk u la gjë e mbrapsht pa u bë. Në fakt sjellja e ekipit të Konjufëës ishte urdhër i krye iniciatorit të atyre akteve Albin Kurti. Dhe ja erdhët më fazë e më piskamë e më granata në pushtet. Po çfarë bëtë tash, o Zot, Kosovën e vutë para aktit më të rënde të mundshëm. E vutë në masat e sanksioneve ,e larguat Kosovën nga agjenda botërore, më zyrtarisht po priten kryetarët e komunave në SHBA se vetë kryeministri vendit. E bërë Kosovën pa asnjë njohje të vetme tash e tri vite. Kjo na sjellë para pyetjes. A thua ,para ligjit a nuk duhet të jemi të gjithë njësojë?! …../www.QendraPress.com/