Çaste poetike me poetin;- Fehmi PIREVA

N’Bajgorë
————————–
Pasdite e mjegullt
Mbërrij në Bajgorë,
Qielli të mashtron
Nuk preket me dorë.
Tek një krua i ftoftë
Në gjunj u ula të pi,
Aty s’buron veç ujë
Po rrjedh dhe dashuri.
Si ta kuptoj peizazhin
Lehtë të thuash: mrekulli!
Diçka ma shton marazin
Të fshehtën nuk e di.
Të rri gjatë s’mundem.
Pasdite flluskon borë,
E përshëndes bajgorçe
Një vajzë ma bën me dorë.
3 dhjetor 2023
/www.QendraPress.com/