Çaste poetike me poeten;- Xhemi XHEMI

E heshtur
————————
Heshtur mora frymë gjatë mbrëmjes!
Natën gjumi për dreq s’më merrte…
Me mendje, e shava disa herë pa folur,
se me zë, zgjoja të tjerët nga gjumi …
“Nata ,është një miope “…gjersa të agojë.
Mendimet e të gjithëve janë shpresat.
A’jo ka ngelur pa pare në këtë jetë,
Se mendimet vetëm të ngatërrojnë.
I pëshpërit gjatë çdo nate ndër vite…
Nuk u lodhet në llucat e kësaj jete..
Dalëngadalë një ditë vjen dhe rrudhja,
Dhe gjëja e fundit është “vdekja”.
/www.QendraPress.com/