Çaste poetike me poetin:-Sabit RRUSTEMI

ÇASTI I GURËZUAR

————————————

Përmidis sheshit Ti vije e vetme

Pritjes

iu harxhua dhe pjesa e njëqindtë e sekondës

e tëra u zhbë

Ah …

sa s’klitha në zë

sikur të vije përditë kështu

si sot

… e pritja të mungonte përgjithmonë

Sa më afër që vije

aq më pak të vëreja

Ajo ardhje

si një ëndërr që shfaqet krejt papritur

se si më bëhej e padukshme

… edhe kur ta zgjata dorën,

kur më ngrohu ndjenjash

prania Jote

Oooh…

vetëm sa nuk na u dogjën buzët

prej flakes së puthjeve të munguara

Krejt për pak nuk e shijuam

atë ambëlsi shpirti

e ndjenjash

që i shkrumoi ngurrimi

Dhe u krijuan pastaj

ato stalaktite e stallakmite lotsh

në Shpellën e Gadimes

Miliona vjet pritjesh na hynë në mes

për hiç gjë

Ç’fat i gurtë

atë çast që s’u kthye më

e gurëzoi

( 5 dhjetor 2024 )

www.QendraPress.com/