Historianët trajtojnë çështjen e Sanxhakut, cilësohet ngjarja më tragjike e kombit.

                     Është mbajtur në Prishtinë simpoziumi shkencor ndërkombëtar “Tjetërsimi i popujve jugosllavë në Sanxhak dhe në tërë Malin e Zi”, i organizuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) në bashkëpunim me shoqatën “Kosova për Sanxhakun”.

Ky simpozium u vlerësua si një mundësi e rëndësishme për të trajtuar një prej çështjeve më të dhimbshme të historisë shqiptare, raporton Ekonomia Online.

Profesori Hakif Bajrami, prezantoi 56 referenca historike, duke theksuar rëndësinë e dokumentimit të ngjarjeve të kësaj periudhe.

“Sanxhaku është plaga jonë më e madhe. Tragjedia jonë nuk fillon në sanxhak, por me vendosjen e diktaturës ushtarake me 8 shkurt 1945 ku emërohet një serb ta drejtoj pushtetin ushtarak të Kosovës. Nga kjo datë Milovan dhe Aleksandër Rankoviçi ia filluan punës që Kosova të mos ekzistoj fare”, ka thënë ai.

Deputeti i Kosovës Avni Dehari, tha se kjo është një çështje e rëndësishme dhe shumë tragjike e kombit e cila ka rëndësi të madhe që të trajtohet.

“Duke trajtuar çështjne e Sanxhakut ne trajtojmë edhe fatin tragjikë edhe të pjesëve të tjera të atdheu tonë që është copëtuar nga popujt fqinjë lakmitar”, ka thënë ai.

Profesor Ferizaj Sallaku nga Fieri, para të pranishmeve ndau dëshmitë e trashëguara nga brezat e mëparshëm duke vënë theksin te rëndësia e trajtimit të këtyre çështjeve.

“Ne po ngelemi si pjesë e gjallë e të parëve tonë për t’i thënë të vërteta siç na kanë treguar pleqtë”, ka thënë ai