Çaste poetike me poeten;-Albana METHOXHA
DASHURIA, – ZOG I PASTREHË
———————————————
Aeroporteve të botës,
udhëtarë,
valixhet me mall mbushur plot,
dashuri të pafundme aty lindur,
ndarje, fund
plot dhembje e lot.
Aeroporteve,
ku malli udhëton,
herë me lot gëzimi,
herë me dhembje qan,
dashuria, ky zog i pastrehë,
aeroportet e botës shëtit anembanë.
/www.QendraPress.com/