Çaste poetike me poeten;Fetije Jashari BYTYÇI

Amaneti yt rrugëtim lirie

/Kushtuar vëllait Dëshmor Ragip Jasharit/

——————————————–

Kur qielli kaltëron me dritë lirie

Shoh amanetin tendë si pasaportë

Për At-dheun tim të Arbërisë

E si ta mas mallin me aq shumë dashuri?

Kur amaneti yt u bë rrugëtim lirie

Për të dashurit e Kosovës e për

Minatorët që çelikosin vetë lirinë

Vetëm kujtimi  për Ty,tani është një dritë

Që agon mbi lirinë, e ngadalë bënë histori.

E qiellin kaltëron e kaltëron vizioni i ardhmërisë

Malli i zbërthyer në krenari rritë  atdheun

Më shumë se ajri,më shumë se buka e uji

Ylber paqe vezullon, e krenon  kombin tim.

/www.QendraPress.com/