Fryma poetike e së dielës me poeten;-Gjeorgjina KAPAJ
![](http://qendrapress.com/wp-content/uploads/2024/12/gjergjina-kapaj-1.jpg)
Vlorë moj, qytet me vlera
————————————–
Vlora ime me shumë vlerë ti ke shkruar histori
Me djem e vajza levendë dhanë jetë për Shqipëri.
Patriote zemërçeliku gjakun derdhën porsi lumë.
Nuk u tremëbën nga armiku pushka nuk e varën kurrë.
S’hodhe jo, vellot e zeza. Linde djem për jataganë.
Luftuan nëpër beteja si të ishin flamurtarë
Ne kujtojmë Ismail Qemali që flamurin na e ngriti.
Përtërijmë idealin ku gëzohet shqiptarizmi.
Ngriti flamurin kuqëlimë me shqiponjën dykrenare
E krenuan Dardaninë nëpër fusha, nëpër male
Këtu erdhi Isa trimi kuajt ecnin shteg më shteg
Luftëtarët lajmin sillnin Shqipëria donte jetë
O Nëntori madhështor na sjell festën e Flamurit.
O ky truall arbëror po gëzon zemrën e burrit.
/www.QendraPress.com/