Fryma poetike e së dielës me poeten;-Fetije Jashari BYTYÇI

Ti je rreze  në zemrat tona

/Kushtuar babai t  tim Osman Jashari/

—————————————————

Kreshtave të Kosovës i ke dhënë diell

Kur me zërin tendë ke mbrojte tokë  e qiell

E madhështia jote ishte halë në sy të armikut

Porosia jote u bë udhërrëfyes e rrugë drite

Një ditë prilli  kur ta sollën lajmin e pikëllimit

Se birin tendë e vranë  për liri

Pushoi zemra jote  nga përzierja dhembje krenari

Por, ti mbetesh rreze  dielli ne zemrat e njerëzisë

Amaneti yt është pasaportë e jona

Për udhëtarë ,që udhëtojnë drejt paqes

Me fjalë e besë e ëndrrën e Kosovës

/www.QendraPress.com/