Fryma poetike e së dielës me poetin:-Luan SHESHI

PERËNDIMIT PRES MË KOT

—————————————-

Perëndimin pres më kot,

të flijohet…përmbi valë,

si një gotë…gjysmë-plot,

nis djersitet me ngadalë…

Mes vesimit lodhur dita,

mekur territ hiqet zvarrë,

kreshtë mali fekset drita,

nata dendet…si e marrë…

Pengjet zhytur nëpër hije,

pëshpëritin…fjalë boshe,

flladi embël në gjumë bie,

largë…diku…në një qoshe…

Perëndimin pres më kot,

tek qetohet…vjollcëruar,

si një gotë…gjysmë-plot,

muzën etur…për ta shuar…

/www.QendraPress.com/