Durmishi: Të gjitha rrugët në Kosovë janë të kalueshme
Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durimishi ka bërë të ditur, se edhe pse ka reshje të dendura të borës, të gjitha rrugët në Kosovë janë të kalueshme. Përmes një përgjigje me shkrim, Durmishi ka bërë të ditur se të gjithë operatorët janë në terren duke hedhur kripë në rrugë, në mënyrë që rrugët të mos rrëshqasin.
Ai apeloj tek qytetarët që të kenë kujdes në mot të tillë, të jenë të përgatitur me pajisje dimërore dhe të përshtatin shpejtësinë. “Në Kosovë të gjitha rrugët janë të kalueshme, ne kemi 19 kontrata në territorin e Kosovës, dhe të gjithë operatorët janë të në terren duke hedhur kripë në rrugë e autostrada. Apelojë që të gjithë pjesëmarrësit në terren të kenë kujdes të shtuar të janë të pajisur me mjetet dimërore dhe të përshtatin shpejtësinë e duhur. Natyrisht që në situate të tilla po bëjmë të pa mundurën që të gjitha rrugët të jenë të kalueshme”, ka thënë Durmishi për EO.