Çaste poetike me poeten;Arjana Fetahu GABA

Mos harroni përqafimet…

——————————-

Shume urime m’i do zemra

T’ja u them ne ketë fundvit

Me e bukur ju qofte jeta

Sikur syth qe çel ne drite

Janë nga shpirti k’to urime

Brenda vetes dot si mbaj

Ç’kuptim ka t’i mbaj për vete

Dhe me miqtë mos ti ndaj

Ti qe ndihesh I vetmuar

Në do Zotin pranë e ke

Përqafimin e munguar

Nesër ta sjelle dite e re

Ti qe ndihesh i lënduar

Uroj paqe qe te gjesh

Fale kush te ka munduar

Jeta nis e te buzëqesh

Për ata që paqe s’gjetën

Shihni gotën gjysmë plot

Ja njihni diellit te vërtetën

Lart ne qiell nuk është kot

Dhe për ty qe diku gabove

Një këshille e kam patjetër

Zgjo te mirin brenda vetes

Ke plot kohe ne vitin tjetër

Për ata qe dashurojnë

Ka vet gisht perëndia

Jo pa shkak jeni te zgjedhur

Te tregoni ç’është dashnia

Këto dite te funddhjetorit

Urimet me burojnë det

Paçim sa me shumë gëzime

Me shume paqe ne planet.

Mos harroni përqafimet

Nuk kushtojnë ne dashuri,

S’ka nevoje te bëhesh engjëll

Mjafton qe thjesht te jesh njeri.

#everyonehighlights #everyonefollowers #everyone @highlight

/www.QendraPress.com/