Çaste poetike me poeten;Katerina BARBIERI
Atdheut
———————-
Fryn një erë e ftohtë acari,
dhe më trazoj krejt mendimet,
e paudhe dhe si i marri,
muza çeli fluturimet
Më djeg shpirt e më djeg xhan,
se degdisur jam në kurbet,
malli më tret per vatan,
tokë e shtrenjtë,parajsë-xhenet
Më djeg shpirt e më djeg xhan,
kur të shoh të boshatisur,
sytë e brishtë diku ti mban
shpresa lule larg-bitisur
Zhveshur-tharë si pema në vjeshtë,
si zog-dimri e harruar,
Dhimbjen ke ne palcë ,ne kreshtë,
Por jo kurrë ,nuk je dorëzuar
O atdhe ,Shqipëria ime,
oh sa shumë më ke munguar,
puthje-vyer në ëndërrime,
gjiri-flutur , lëndinë lulëzuar!
Katerina Veizaj 15.1.2025 Itali
/www.QendraPress.com/