Dy vdekje të dyshimta në Kosovë, nisin hetimet
Dy vdekje të dyshimta janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosovës, njëri rast në Obiliq e tjetri në Istog, raporton Ekonomia Online. Policia e Kosovës njofton se një Obiliq një person është gjetur pa shenja jete. “Është raportuar se viktima mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësit relevante ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.
Ndërsa, një burrë është gjetur i vdekur edhe në Istog. “Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima mashkull kosovar ishte pa shenja jete. Njësit relevante kanë dalur në vendin e ngjarjes ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, njofton Policia.