Ka ikur në amshim Dr Bajram Kryeziu në moshën 59 vjeçare
Me pikëllim të thellë morëm lajmin e ndarjes nga jeta të kolegut tonë të nderuar, Dr. Bajram Kryeziu.
Kjo humbje ka lënë një boshllëk të madh në zemrat tona dhe në institucionin tonë, Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prizren.
Dr. Bajrami ishte më shumë se një mjek i përkushtuar – ai ishte një njeri i jashtëzakonshëm, me zemër të madhe dhe shpirt human, që me profesionalizëm dhe dashuri për pacientët i shërbeu komunitetit tonë. Kontributi i tij do të mbetet i paharruar, ashtu si kujtimet e tij do të jenë një udhërrëfyes për ne që patëm fatin ta kemi koleg dhe mik.
Në këto momente të rënda, i shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes së tij, miqve, kolegëve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e çmuan.
Prehu në paqe Doktor!
Prizren, 30 Janar 2025
Drejtoria e QKMF-së