Arrestohen dy të dyshuar për fajde në Prizren, Sekuestrohen edhe armë Prizren.

Sektorin Rajonal i Hetimeve i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren pas ndërmarrjes se veprimeve hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren, sot me datë 25.02.2025, ka realizuar operacionin policor për arrestimin e personave dy (2) të dyshuar, të përfshirë në veprën penale “Fajde” nga neni 331 par 3 i KPRK-së dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 par. 1 i KPRK-së Të dyshuarit në këtë rast në vazhdimësi kanë ushtruar presion ndaj viktimës me qellim të marrjes se interesit nga veprimtaria e fajdes duke e detyruar të njëjtin të veprojë në dëm të pasurisë se tij dhe si rezultat i veprimeve të kundërligjshme të dyshuarit i kanë shkaktuar dëme materiale viktimës. Gjatë operacionit policor është kontrolluar shtëpia dhe objektet tjera përcjellëse të dy të dyshuarve, me ç ‘rast janë sekuestruar dëshmi, dy automjete dhe dy armë, që mund të kenë lidhje me rastin. Ndaj të dyshuarve pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit nga Prokuroria Themelore në Prizren u caktohet masa e ndalimit për 48 orë.