Çaste poetike me poeten;-Mimoza Panahori XHINDI

Dukem e fortë, por pa ty s’mundem
————————————
Dukem e fortë, me hap të sigurt,
me buzëqeshje që fsheh një gur,
i mbledh copëzat e shpirtit të thyer,
dhe eci përpara, por brenda jam zhdukur ne humnerën gri
Më shohin njerëzit, më thonë “A je mirë?!”,
Më japin kurajë, më flasin çdo ditë
Por s’e dinë se brenda meje është një boshllëk
gërryen çdo ndjenjë, më tret çdo dite
Ti shpirt ishe drita, ti ishe fjala,
prej teje mësova si rritet një shpirt
Por tani nata më gjen e vetme,
me hijen tënde në shpirt të ngrirë.
Fjalët që s’ti thashë, më rëndojnë mbi gjoks,
përqafimet që mungojnë, më digjen në duar,
sikur koha të ndalej, të të kthente ty,
do ta braktisja çdo gjë ,e lumtur t’jetoja me ty
Dukem e fortë, por vetëm unë e di,
se si më lëkund çdo frymëmarrje në shpirt
Pa ty jam veç një hije e vetes,
një trup që ecën në errësirë .
Ndiej dhimbjen kudo e zemra s’guxon të rrahë më
SI DIKUR
/QendraPress.com/