Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Besa Januzi REXHEPI

EJA MOJ PRANVERË
————————————-
Eja, eja e bardha pranverë,
Vish petkun e gjelbër me lule plot,
Sjell, pranverë në zemrat tona,
Mos na sill mërzi e lot!
Eja moj pranverë e mirë,
Shkrij akullin në zemrat tona,
Të na ngroh dielli me rreze të arta,
Të lulëzojnë kopshtet në zemrat tona.
Eja moj pranverë e bukur, eja
Sjell, paqe kudo në botë, mirësi dhuro,
Mos të ket më urrejtje e xhelozi,
Të jetojmë të gjithë në harmoni.
Eja pranverë, e eja mos u vono,
Sjell paqe në çdo shtëpi,
Ta gëzojmë jetën me lumturi e dashuri,
Akulli i zemrave le të shkrihet.
Eja moj pranverë e shpresave,
Ngrohe pak këtë shpirtin tim,
Të lulëzojnë lulet në kopshtin e shpresave,
Të sjell aromë lulesh, gëzime shumë.
Shkrije borën, shkrije akullin,
Rreze dielli të na ngrohë,
Të ripërtërihet kjo natyrë,
Me lule plotë, zogjtë të këndojnë.
/QendraPress.com/