Çaste poetike me poeten;-Ajete POVATAJ

KUJTIMET
————————-
Në këto orë të vona
heshtja më ngulfat,
e kaluara më rëndon.
Kujtimet e mbushura lot
ma kthejnë të kaluarën.
Dhe unë
bashkë me të djeshmen
Mbyllem në kështjellën
e përjetësisë.
Luhatem në kohë të pakohë
andej e këndej,
dënesi bashkë me kujtimet.
E kapluar me të djeshmen
ëndërroj ditën e re
Plot rreze dielli.
Shpresoj në mëshirën
e një të ardhmeje më të mirë.
/QendraPress.com/