Çaste poetike me poetin;-Hatip HULAJ

THEMELET E PAVARËSISË
————————————–
Këtu lindi Liria
Këtu lindi Pavarësia
Këtu njerëzimi u trondit
Tē tillë heroizëm
Bota nuk ka prit !
Gjaku i Jasharajve dhe të tjerëve
Ishte kurban i Pavarësise
Bota u befasua ,bota u çuditë
Një familje e tërë kundër ushtrisë serbe
Rezistoi plotë tri ditë.
Ademi dhe Hamza edhe kur luftonin
Mbanin armët në dorë por edhe këndonin,
Për ta , të vdesësh për atdhe
Ishte njëjtë si me le !
/QendraPress.com/