“As Epopeja e UÇK-së nuk i bashkoi veteranët dhe Qeverinë e Kosovës”

Organizata e Veteranëve të Luftës nuk është parë në aktivitetet e Qeverisë së Kosovës për nder të Epopesë së UÇK-së, përkundër që thanë se ata kanë bojkotuar vetëm këshillin organizativ dhe jo aktivitetet.

Ata nuk morën pjesë në Këshillin organizativ të Qeverisë së Kosovës për këtë ngjarje madhështore me arsyetimin e qëndrimit sipas tyre të ekzekutivit për veteranët e luftës.Në shenjë proteste që nuk kemi pas bashkëpunim të duhur me qeverinë ne kemi bojkotu vetëm Këshillin Organizativ, përndryshe në të gjitha aktivitetet ne marrim pjesë. Normal ne do jemi pjesë e çdo aktiviteti që zhvillohet sepse fundja këto data dhe këto aktivitete janë tonat, qeveritë shkojnë e vinë ne jemi ata të cilët jemi protagonistë dhe pjesëmarrës të këtyre ngjarjeve, dhe këto ngjarje janë bash tonat”, ka deklaruar Fatmir Sopi, Nënkryetar i OVL-së.