Çaste poetike me poetin;-Bajram KALLABA

Sonte
( Në kujtim të luftëterëve të lirisë)

——————————————-

Sonte

nuk dua të fle,

terrin dhunshëm do ta grisë

dhe me xixë stralli

do e kërkojë

betohem

Luftëtarin e lirisë.

Sonte

kam mallin e ndezur,

në shpirtin prush e zjarrë

do hapëroj

male, fusha e dete

derisa t’jem gjallë.

Sonte

Hënës lutje do i bëj

Orfeun të ma zbres mbi Qyqavicë

se trimin

malli prush ma dogji

për këngën e lirisë.

/QendraPress.com/