Në Ditën e Gruas, presidentja Osmani: Për të gjitha gratë në uniformë të cilat shërbejnë me nder, krenari dhe guxim.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka uruar 8 Marsin, Ditën Ndërkombëtare të Gruas.
Osmani në një postim në Facebook ka publikuar fotografi nga takimi me gratë që punojnë në fushën e sigurisë.
“Me gratë që mbrojnë dhe që shërbejnë, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas.
Përkushtimi, profesionalizmi dhe sakrifica e grave police janë shembull frymëzimi për të gjithë ne. Në këtë ditë, riafirmojmë angazhimin tonë për mbështetjen dhe fuqizimin e grave në çdo sektor, veçanërisht atyre që mbajnë mbi supe përgjegjësi të mëdha për shoqërinë tonë.
Gëzuar 8 Marsin për të gjitha gratë në uniformë të cilat shërbejnë me nder, krenari dhe guxim!”, shkruan ajo. /