Fryma poetike e së dielës me poeten:Drita DEKAJ

ASKUSH SE ZË NANË VENDIN TËND

————————————————-

Sa herë du me shkru për nanën.

Meteor të krejt gjithësisë

Mënd e zemër marrin hov

Nga forcë e madhe e perëndisë.

Fillon letra të shkëlqej.

Dhe shkronjat kthehen në arë.

Varg e vi lidhen zinxhir.

Nanë si yll zoti të ka falë.

Ti mendosh fjalët ske nevojë .

Të thuash emrin plot dashni

gjitha shkrihen mjaltë në gojë.

Nanë për mu je perendi.

Kur shoh diellin se lind.

Me ato rreze t’krahasoj.

Në zemrën time je heroin.

Kurrë për jet nuk të harroj.

Veç n’drit të hënës naten vonë.

Dal në dritare e flas me ty.

Me rreze të hanës t’krahasoj.

Ska në bot nanë si ty.

Nana mbron femijet si luanësh

Dorën mbi krye e ka si pendë.

Në zemër të familjes është hyjnesh.

Askush se zë NANË vendin tënd.

/QendraPress.com/