Çaste poetike me poetin;Qazim THAÇI/Juve që nuk vdisni kurrë Heronjëve të Lanndovicës/

Liria nuk do të vinte po të mos kish dëshmorë e të rënë
Andaj, me agun e diellit të lirisë në fushëbetejë nderi
Çdo herë zgjuar për t’i zgjuar të fjeturit gjaku juaj na thërriste
Përherë ishit në marshim, me marshin drejtë lirisë
Ata shtatë palë plumba që i morët, ju u bënë gurthemel të Arbërisë.
Përparim, Heshim,Ismet,Tahir,Hamit, Halil, Hysni ju mbetet yje
Që nuk fikeni as një natë e asnjë ditë për këtë liri që sot e kemi
Ishit që me kohë kishit kuptuar se jeta e të robëruarit është luftë
E liria i do prijatarët se ate s’mund ta paguaj çdo njeri
Vetëm djemtë më të mirë të kombit si ju e njohin atë çmim e liri
Oh sa krenar duken dhjetëshet e Përparimit, e trimëria e Heshimit
Zbatim ligjet e Ismetit,pushka madhe e Tahirit dhe Hamitit
Besnikëria e Halilit dhe amaneti i Hysniut, o njerëz ata janë këtu mes
Jush . Ja po e shoh Bacë Ismetin me ligje ndër duar,
Bacë Heshimin më top dore ka mëson rininë si mbrohet atdheu
Përparimin si luhet në fushë loja e lirisë, e në shkollë si merren dhjetëshet
Tahirin si shokëve ju thotë se jetën me dhënë për liri është mrekulli
Hamiti nuk pushon tuj hap dritë lirie,Halilin po e shoh kokëlartë duke na treguar
Rrugën plot me yje,Hysnin që nuk ndalon tuj thirr se atdheu është mbi të gjitha
Kudo që ishit në; Landovicë, Qëndresë Jeshkovë Doberdolan, e Pashtrik
Istikameve ju buzëqeshte fytyra e ju gëzohej zemra
Ju ishit djem si zana që armikun e mbanit në nishana.
Frymëzim kishit Mic Sokoli mbi top
dhe gjaku juaj Kosovës dritë i dha mbi këtë tokë.
Në Drenicën heroike, nuk dorëzohej Shqipëria stërgjyshore.
E Landovica i kish dhënë besën Adem Jasharit
Se sokol e flakadanë, të besës për, Bac Ademin,
Me fishek me gjerdanë do të mbeten deri në Liri.
E liria me gjakun e këtyre na fton të jemi bashkë
E ta duam këtë tokë të larë me gjak me besën e madhe
Ta falim mes jush kosovarë e legjendarë./QendraPress.com/