Shkolla‘’Hysen Rexhepi’’sot shënoi 40 vjetorin e punës, 4 vjetorin emërtimit dhe betejën e Jeshkovës

Mësimdhënës dhe nxënës të Shkollës‘’Hysen Rexhepi’ në bashkëpunim me shoqatat e dala nga lufta sot,në Shtëpinë e Kulturës, u mbajtë një manifestim i kësaj shkolle për të shënuar tri ngjarje të rëndësishme 40-Vjetorin e shkollës, për të përkujtuar njërën nga Betejat më të rëndësishme të UÇK-së dhe për të përkujtuar kolosin e luftës Hysen Rexhepin. Për historikun e kësaj shkolle ka folur fillimisht drejtoresha e kësaj shkolle Lumnije Rakaj,e cila ka theksuar se kjo shkollë ka pasur një ecjakje të rëndësishme dhe me plotë krajata e me plotë suksese
Nënkryetari i komunës Kujtim Gashi, edhe në emër të kryetarit Totaj, ka theksuar se sot, shënojmë tri ngjarje të mëdha që neve sot, na kanë hapur rrugën që ne të jetojmë e shkollohemi lirshëm.
Isa Berisha, në emër të shoqatave të dala nga lufta tha se kjo ditë e sotme për Prizrenin do të thotë shumë sepse në këtë datë është zhvilluar njëra nga betejat më të lavdishme të UÇK-së e kur tani po e shënojmë edhe emrin e kësaj shkolle që e mbanë të komandantit të njësisë speciale të kolosit të UÇK-së Hysen Rexhepi bëhet edhe më madhështore.
Së fundi e bija e vetme komandant Hysen Rexhepit Diellza Rexhepi, ka rikujtuar takimin fundit me babain e sajë me komandant Hisen Rexhepin.
Nxënës të kësaj shkolle me këtë rast kishin përgatitur një program të pasur artistik me këngë korale, recitime, ne këtë program morën pjesë pjesëtarë të FSK-së të policisë mysafirë të shumë dhe ish komandanti i Brigadës 125 Nehat Basha si dhe shumë bashkëluftëtar të komandat Hysen Rexhepit.