Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Albina CEKA

FJALË ZEMRE
Buzëqesh me ëmbëlsi,
do të kalojë dhe kjo mërzi…
Largoje nga vetja trishtimin,
si pranvera që dëbon dimrin.
Qëndro e fortë si shkëmbi,
Zemrën rehato në qetësi,
do të kaloj dhe kjo stuhi….
Shikimit shtoj mendimin,
Mendimin ktheje fjalë…
Fjalë zemre siç di një nënë.
/QendraPress,com/