Fryma poetike e së dielës me poeten;-Laureta MALAJ

NJË BOTË E VOGËL
————————————–
Sa pak e vogël duket bota.
Diku një ditë, në rrugë do ndeshemi.
Ndoshta s’të njoh, as nuk më njeh,
dhe për një fjalë ndoshta përleshemi.
Kjo botë e vogël na bën të mëdhenj,
dhe e harrojmë kush na ushqeu.
Harrojmë një ditë njeriun tonë,
dhe e kuptojmë kur është shumë vonë.
Dhe flasim hapur, “ne dashurojmë “!
Po a është vallë kjo dashuria?
E ndiejmë e themi a ‘e jetojmë?
Me zemrat zbrazur e përçmojmë!
Dhe rrahim gjoksin, themi ne jemi!
Të dashur të respektuar kudo ku vemi!
Po a’ e ndiejmë atë që themi?
I madh ,i vogël sa shpejt gënjehemi!
/QendraPress.com/