Çaste poetike me poeten;-Brikenë Ceraja BEKA

Nanë lulja ime

————————————

E mbusha vazon me lulet më të bukura

Ngadalë po i freskoja

Aroma e kujtimeve për ty

Nanë është e futur në palcë.

Çdo lule ka erën e vet, si

çdo fëmijë që e ndien aromën e nanës.

Çdo lule Ka ngjyrën e bukur,

që përmes tyre shohim ngjyrën e

fustanit që e veshte në festë nana.

Vazon e mbusha me lulet më të bukura,

lule për lule po e ndiej aromën tënde.

E gjethet i lava me lot, po rrjedhin

 nanë e bëhen mall e dashuri.

Çdo lule ka aromën e vet, si çdo

fëmijë që ndien aromën e nanës.

Sot du me të pasë afër nanë, me ndje

 drekën e fundit që e shijuam bashkë

me lulet më të bukura në vazo.

Nanë lulja ime.

/QendraPress.com/