Çaste poetike me poeten;-Shpresa DHIMA

NË FOLEZËN TËNDE

—————————

Mendimet sot më ngatërrohen

E do të fillin s’e gjejë

Si një lëmsh i koklavitur,

I mbështjell keq, fillin të gjejë

E nyjën ta zgjidh…

Por mendimet vijnë varg

E radhë. njëra – tjetrës s’i lënë.

Një brengë shpirtin më copëton,

E zemra drithëron , drithëron,

Sytë që loti i lagë , i lagë…

Mendimet zgjohen varg

Shkojnë larg, atje në vatrën familjare.

E lumtur , në ato vite isha

Men prindërit e mi pranë

Me dashurin e tyre rrethuar

Mes asaj dashurie u rrita

E vogla fëmijë ,pekulia e shtëpisë.

E për mua Babai digjte shtëpinë

Motrës mend i shisja ngaherë,

Me atë çiltërsinë e fëmijës,

Se unë isha një Principeshë,

Për mua Babai djegë shtëpinë.

Eh ,o mendime që zhurmoni

Më lodhni kaq shumë ,

Fëminë gjithmonë, më sillni,

Po’ malli si prush shpirtin djegë

Te ty Babà e përcjell…

Pse ike nga ne aqë shpejtë?

Fjalën jo s’e mbajte,

Ike ashtu papritur….

Pa vuajtje, pa lëngime,

Ike në një ëndërr që shihje

E nga ajo ëndërr …

Nuk u zgjove ti kurrë.

Tani unë vijë rallë…

Po’ malli shpirtin më copëton

Të dëgjojë zërin, të të them dy fjalë

Të dëgjojë sërish fjalët e tua ,

Kur nga puna e lodhur vija

Ti tek dera gjithmonë më prisje

E me sytë e lotuar më thoje :-

Eh moj çupë…..

Tanimë vijë e të gjejë

Në folezën tënde të mermerit

Të sjellë lule, të ndez një qeri

Nuk harroj të sjellë…

Një shishe te vogël me raki

E të them sy lotuar , buzagaz,

Ta prura rakin Babà,

Është nga rakia e re

Që e bëmë nga rrushi i shtëpisë.

E me ty bisedën nisë

Hedh sytë përreth e vështroj ,

Si një qytezë e vogël më duket

E mes saj, foleza jote Baba,

Eh them, sa shumë që janë.

Të gjithë këtu i gjejë…

Halla, teze , xhaxhallarë…

Miq e shokë ….

Ju ndez një qiri, një lule si kujtim,

Eh, gjithë këto vite larguar

Tani vi ,ju takojë…

të gjithëve këtu në qytezën tuaj.

Lotët bien mbi faqe

Lot që dot s’u thanë,

Po’ iki tani të them…

Të qetë po’ të le…

Ne folezën tënde të mermerit

Në ketë Qytezë të akullt,

Lule shumëngjyrëshe mbuluar.

Shpresa Dhima @@

/QendraPress/