AAK-ja e pret në  takim Ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, z. Sabri Tunç Angılı

   Nën udhëheqjen e Kryetarit Haradinaj, patëm kënaqësinë të mirëpresim Ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, z. Sabri Tunç Angılı. Takimi u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, ku bashkëbiseduam për zhvillimet e fundit në vend dhe për mundësitë e forcimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona.

Në veçanti, u ndalëm te thellimi i marrëdhënieve bilaterale dhe avancimi i partneritetit në fusha me interes të përbashkët, si siguria dhe ekonomia.

Ambasadorit Angılı i shprehëm mirënjohjen e veçantë për mbështetjen e vazhdueshme që shteti turk i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë Kosovës.

Miqësia mes popullit të Kosovës dhe atij turk është e thellë dhe tradicionale, dhe përmes bashkëpunimeve të tilla ajo vetëm sa forcohet edhe më shumë.,njofton  Besnik Krasniqi, kryetar i AAK dega në Prizren./QendraPress/