Ndahet nga jeta zyrtarja e Policisë së Kosovës, Luljetë Gashi.

Sindikata e Policisë së Kosovës ka njoftuar se ka ndërruar jetë një zyrtare policore, Luljetë Gashi, shkruan Gazeta Sinjali.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ata i kanë shprehur ngushëllime familjarëve, miqve dhe të gjithë pjesëtarëve të Policisë.
Njoftimi i plotë:
“Me rastin e ndarjes nga jeta të zyrtares policore, Luljetë Gashi, i shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes së saj, miqve dhe të gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës”.
Vdekja e zyrtares Gashi ka prekur thellë komunitetin policor, duke lënë pas kujtimin për një profesioniste të përkushtuar dhe një njeri të respektuar nga kolegët e saj.
Ngushëllime të sinqerta familjes Gashi dhe të gjithë atyre që e njohën.