Çaste poetike me poeten;-Egzona KRYEZIU

Kur çdo gjë hesht, shpresa flet
————————————–
Kur nata bie, e shpirti tretet,
Kur zemra qan e fjala s’vlen,
Atëherë shpresa, si një dritë vjen,
Me duar dridhur, por kurrë s’rreshket.
Ajo të flet pa zë në shpirt,
Të ngre lart kur ke rënë në pritë.
Të thotë: “
Nuk mbaron me kaq kjo rrugë,
Çdo plagë që dhemb, një ditë bëhet urë.”
Në lot të ftohtë, në dhe të shkretë,
Ajo lulëzon pa kërkuar shtrëngim,
Si diell që lind për një fillim,
Si këngë që kthehet pas një stine të vjetër.
Edhe kur s’beson më në nesër,
Kur bota duket si mure me thumba,
Shpresa mbetet si fjala e fundit –
E thjeshtë, e fortë, e lindur nga dhimbja.
Ndaj mos e lerë të shuhet kurrë,
As kur era fryn me mijëra zëra.
Se një fije shprese mjafton për të parë
Edhe në terr… një botë më të bardhë.
/QendraPress/